Kanye West gjithmonë di si të surprizojë bashkëshorten e tij Kim!
Kanye West është nga ato meshkuj i cili asnjëherë nuk harron të surprizojë bashkëshorten e tij Kim Kardashian.
Të dielën që lamë pas ai e ka telefonuar Kim-in në telefon për të folur me të dhe në momentin që ajo është përgjigjur ai i ka nxjerrë në kamer grupin e saj të preferuar ‘112’.
Këngëtarët kanë nisur menjëherë të këndojnë këngën ‘Cupid’ dhe Kim u shfaq shumë e emocionuar gjatë kësaj surprize.
“Kjo është një nga ditët më të bukura të jetës sime”, tha Kim në video dhe më pas shtoi se duhet të thërriste motrat e saj për ta parë dhe ato këtë gjë.
Mesa duket Kanye ka arritur ta surprizojë siç duhet bashkëshorten e tij dhe e ka bërë atë të ndihet më e lumtur se kurrë.
Ummmm so this happened tonight!!!! #112 pic.twitter.com/zOZEgGPJRl
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) January 20, 2019