Lajme

21 January 2019

“Phoenix” i Rita Orës mbi 1.67 miliard dëgjime në Spotify

Vitin e kaluar, Rita Ora ka nxjerrë në shitje albumin muzikor të titulluar, “Phoenix”.

Në këtë album ajo përfshiu 12 këngë të reja dhe disa prej tyre janë shndërruar në hite ndërkombëtare.
“Let You Love Me”, “Your Song”, “Anywhere” si dhe bashkëpunimi me artistet e njohura si Bebe Rexha, Cardi B e Charli XCX.

Artistja ka bërë të ditur se albumi është renditur në Top-5 albumet më të dëgjuara nga një artiste në 2018 si dhe albumi i 6 më i dëgjuar nga një artiste në Angli.

“Phoenix nga Rita Ora ka marrë mbi 20.7 milionë dëgjime në platformën Spotify në javën e tetë, duke numëruar kështu mbi 1.67 miliardë dëgjime në tërësi”, pohoi artistja.

Ndërkohë, këngëtarja është nominuar në “Brit Awards” në kategorinë “Videoklipi më i mirë” me këngën “Let You Love Me”.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com