Lajme

22 January 2019

Ylli i Victoria’s Secret ndahet nga i dashuri pas rreth dy vitesh lidhje

Ajo është një ndër femrat më të sukseshme,me një karrierë modelingu të jashtëzakonoshe si dhe konsiderohet si një nga mamit më seksi!

Bëhet fjalë për yllin e Victoria’s Secret Adriana Lima dhe shkrimtarin e njohur turk Metin Hara, të cilët mesa duket kanë vendosur ti japin fund lidhjes së tyre 1 vit e gjysmë.

Ata u lidhën për herë të parë në korrik të vitit që lamë pas të cilët u fografuan në bordin e një jahti.

Gjatë marrëdhënies së tyre, Metin postonte vazhdimish fotografi intime me Adriana-n.

Në fund të dhjetorit, mediat turke njoftuan se modelja braziliane ishte ndarë me të dashurin e saj dhe po dilte me yllin gjerman të futbollit Loris Karius. Ajo i mohoi të gjitha këto në Instagram ku shkruante:

“Për median e rreme turke që pretendon se po flirtoj me disa njerëz të rastësishëm që kurrë nuk i kam takuar. . . Ju lutem mjaft me krijimin e lajmeve të rreme! MJAFT !!!!’

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com