Lajme

22 January 2019

Pas suksesit të “Sweet but Psycho”, Ava Max premton hite të tjera

Videoklipi i “Sweet but Psycho” u lançua në fund të muajit gusht dhe tashmë është shikuar rreth 85 milionë herë në YouTube. Një projekt ky që i dha një sukses të konsiderueshëm artistes së re me origjinë shqiptare në Britani e jo vetëm.
Së fundmi ajo postoi disa foto të saj në Instagram, ku falenderoi të gjithë mbështetësit e saj dhe premtoi këngë të reja.
“Kam menduar për shumëçka së fundmi dhe mezi pres që ta ndaj me ju muzikën, që kam përgatitur për ju”.

“Po ashtu, mezi pres që ju të rriteni bashkë me mua dhe të mësojmë bashkë në rrugë e sipër”.

“Jam e mahnitur dhe e lumtur nga gjithë suksesi që po arrin ‘Sweet but Psycho’… Por, po ashtu, mezi pres që të më njihni më mirë”- u shpreh këngëtarja.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com