Fama të “zbardh faqen apo b*thën”?
Në botën e medias, show biz-it, çdo ditë hasemi me ndodhi të ndryshme. Të nxjerrësh gjoksin apo të pasmet tashmë nuk është më një risi për femrat dhe duket se e njejta gjë po ndodh edhe me gjininë e kundërt. Në një vend të vogël sa Shqipëria, edhe një njeri i thjeshtë nëse do nxirrte prapanicën në rrjete sociale do merrte vëmendje, nëse s’do të shkruanin portalet të paktën do bëhej meme.
Rasti më i fundit por edhe më ekstremi duket të jetë ai i këngëtarit Alban Ramosaj i cili jo më larg se mbrëmjen e djeshme është bërë epiqendra e vëmendjes për shkak të publikimit të një fotoje teksa shfaqet terësisht nudo, i kthyer me kurriz.
Komentet vëluan, like-t po ashtu, lajmet në mediat rozë po e po. Foto menjëherë shërbeu si frymëzim për meme në rrjet dhe përveç atyre që e kritikonin, shumë edhe qeshën dhe duket se Albanit, djalit sexy nga Kosova i cili shpejt vodhi zemrat e publikut, nuk ja ndjen shumë.
Por Albani nuk është i vetmi. Gazetari Eni Shehu është një tjetër emër i cili nëpërmjet një videoje disa kohë më parë u shfaq nudo në hotel. Video bëri xhiron e rrjetit.
Kris Dalipi, balerini i njohur shqiptar verën e kaluar publikoi disa foto nudo, dhe në zonën intime mbante duart për ta mbuluar, edhe pse nuk ja doli ta mbulonte siç duhet. Ndoshta me qëllim.
Ish konkurenti i Big Brother Albania, Valer Kolnikaj, pas daljes nga shtëpia dhe marrjes së vëmendjes realizoi gjithashtu në zonat e malësisë së madhe disa foto ku gati gati ia pam të gjitha.
Në asnjë mënyrë, në këtë artikull nuk mund të mungonte edhe kryeministri aktual i vendit, Edi Rama, i cili o zhvishet siç duhet e nuk zhvishet fare.
Populli thotë për biznesin: “O të zbardh faqen o të nxin b*thën”- në rastin e show biz-it i zbardh të dyja. Vlejnë për t’u komplimentuar gjithashtu të pasmet e Albanit. Ua merr në kthesë vajzave të show biz-it.