Ja disa nga rastet kur motrat Jenner kanë bërë ”xing” me veshjet e tyre
Ato janë dy motrat më të sukseshme, më të famshme dhe më të pasura në pothuajse gjithë botën duke marrë parasysh dhe moshën e tyre mjaft të re.
Bëhet fjalë për Kendall dhe Kylie Jenner të cilat brenda pak sekondave mund të pushtojnë rrjetet sociale me një foto të vetme.
Ato janë të ftuara në eventet më të rëndësishme në botë dhe pikërisht këto evente janë të shumtë në numër duke filluar me shtëpitë më të mëdha të modës deri tek festat private që ato herë pas here organizojnë.
Prandaj dhe ato të dyja ka ndodhur që të kenë bërë ”xing” me veshjet e tyre.
Më poshtë kemi listuar disa foto të cilat e ilustrojnë mfjt mirë atë që kemi thënë më lart