Rita Ora fotografohet për herë të parë në shoqërinë e Andrew Garfield
Rita Ora dhe Andrew Garfield, janë fotografuar për herë të parë së bashku në Primrose Hill të Londrës.
Këngëtarja shqiptare është parë krah aktorit që ka luajtur Spider-Man.
Thashethemet se 28-vjeçarja është në lidhje romantike me 35-vjeçarin kanë nisur në muajin e kaliar, tre muaj pas ndarjes së saj nga ish- i dashuri Andrew Watt.
MailOnline i ka kontaktuar përfaqësuesit e Ritës dhe të Garfieldit për t’i komentuar fotografitë, mirëpo nuk ka marrë ndonjë konfirmim.
Në muajin e kaluar, një burim ka thënë për The Sun se çifti është në fillim të romancës së tyre.
The WTF couple of 2018 is a late entry by Andrew Garfield and Rita Ora pic.twitter.com/bK4QZXrn5C
— 💫 Garfy 💫 (@GarfySource) December 24, 2018