Anne Hathaway heq dorë nga alkoli! Arsyeja djali i saj 2 vjeçar
Kohët e fundit u përfol shumë se aktorja e famshme Anne Hathaway po abuzonte me alkolin.
Por duket se ky ”ves” ka marrë fund,sipas disa burimeve Anne ka vendosur të heqë dorë nga alkoli dhe arsyeja është pikërisht dashuria e madhe për djali i saj 2 vjeçar.
Ajo po tregohet tepër e matur me alkoolin duke u munduar të shmangë problemet e shëndetit që mund të këtë fëmija si pasojë e kësaj.
“Ndjej një lidhje kaq të thellë fizike me djalin tim”, tha ajo në ‘Las Vegas Review Journal’ në një intervistë të botuar më 19 janar.
“Kur ai është i sëmurë, unë zgjohem në mes të natës duke pyetur: ‘Pse më lëndon kaq shumë’.
Nëse kam dhimbje koke, ai do të më qetësojë duke mbështetur kokën tek unë. Ne jemi të lidhur në mënyra që askush nuk mund të imagjinojë. Është vetëm një pjesë e magjisë së jetës”, ka thënë aktorja e famshme duke theksuar dhe njëherë se sa i rëndësishëm është shëndeti i djalit të saj