Estela Ujka ndan me ndjekësit detaje personale, ja fotot pas operaconit të vështirë
Ajo vendosi që të tregonte një nga sfidat më të mëdha që kishte kaluar në jetë, ashtu siç e përjetoi. Blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka, tregoi se sapo kishte kryer një operacion të vështirë për heqjen e një tumori.
“Për fat të mirë tumori që unë u diagnostikova nuk ishte nga ata më të këqijtë, por kishte ngarkesën e vet dhe nëse nuk do të kryhej operacioni mirë mund të kishte pasoja fatale”, tregoi javën e kaluar Ujka, në një intervistë të dhënë.
Ndërsa rrëfeu se sëmundjen e përballuan të pestë, pasi vajzat dhe bashkëshorti e ndihmonin me detyrimet ne shtëpi, ndjekësit e Estelës në Instagram vazhdojnë të jenë kuriozë për këtë periudhë të jetës së saj.
Ajo u dha mundësinë rreth 45 mijë ndjekësve në Instagram, që ta pyesnin për atë që dëshironin dhe ashtu siç mund ta mendoni shumica e tyre ishin kuriozë të dinin më shumë detaje për sëmundjen e saj dhe për arsyen e largimit nga SHBA-të.
Estela tregoi se sëmundja e rëndë i ishte shfaqur në gishtin e unazës së dorës së djathtë.
Ndërsa dikush e pyet, “Pse nuk bën një rrëfim për problemin shëndetësor që kalove? Do të inkurajoje shumë njerëz”, Estela vendos t’i përgjigjet kështu: “Mendoj se do ta bëj, por akoma s’jam gati ta pranoj”.
Në fakt ajo që na emocionoi më shumë është fotoja pas shkrimit, ku blogerja shfaqet me gishtin e operuar, ndërsa pranë saj qëndron bashkëshorti.