Lajme

23 January 2019

Ryva Kajtazi publikon për herë të parë foto me bashkëshortin

Përpos karrierës së suksesshme si këngëtare, ajo është mjaft e përkushtuar edhe në jetën private si bashkëshorte, dhe si nënë e një vajze dy-vjeçare.
Në rrjete sociale ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Më të rralla janë imazhet që këngëtarja publikon me familjarët, ndonëse së fundmi ka vendosur që të prezantojë për fansat bashkëshortin e saj, Fidanin.
Ajo ka publikuar një ‘selfie’ në InstaStory, ku shfaqet mjaft e lumtur në krahët e burrit të saj.
“Dashuria ime”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë në të cilën çifti shfaqet i buzëqeshur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com