Chriss Brown i revoltuar, përpiqet të shpjegojë si qëndron e vërteta pas akuzave për përdhunim
Ditët e fundit u publikua lajmi se këngëtari i njohur në mbarë botën Chris Brown është akuzuar për përdhunim nga një vajzë 24-vjeçare. Ajo e ka denoncuar këngëtarin në polici, pasi sipas saj ai e ka përdhunuar mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në Paris.
Pas kësaj Brown përfundoi në pranga dhe qëndroi në paraburgim. Pas daljes nga atje vetë Chris Brown ka reaguar, duke qetësuar në këtë mënyrë të gjithë adhuruesit e ti nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan:
“Kjo ku**ë gënjen!”
Mjaft i revoltuar, foton e shoqëron me përshkrimin: “Dua të qartësoj! Kjo është e gjitha një gënjeshtër e tepruar! Kurrë! Për vajzën dhe familjen time kjo është shumë fyese dhe kundra karakterit dhe moralit tim!”
Në vazhdim artisti ka vazhduar të postoj lajmin e lirimit të tij të publikuar nga media prestigjoze si ‘Variety” dhe “Complex” duke përgënjeshtruar kështu çdokënd që pretendonte të kundërtën.
Dhe pas gjithë këtij “makthi” ai tashmë i është rikthyer punës, duke mos lejuar që kjo ngjarje të vazhdoj të ndikoj në jetën dhe karrierën e tij.