Suksesi 1 miliard dollarësh i “Aquaman”, një nga filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë
“Aquaman” mbledh mbi 1 miliardë dollarë të ardhura duke e mbyllur fundjavën me një sukses të jashtëzakonshëm.
Produksioni i James Wan ka mbledhur deri tani mbi 1 miliardë dollarë të ardhura, 300 milionë prej të cilave vetëm gjatë fundjavës.
“Aquaman” është filmi i dytë më i madh në kategorinë e filmave me superheronj dhe pritet që në javët e ardhshme të lërë mbrapa edhe “The Dark Knight Rises”.
Filmi është i katërti në listën e serive me superheronj të lançuara nga DCEU (DE Extended Universe).
Ai qëndron para “Man of Steel” dhe pas “Justice League”, “Suicide Squad”, “Batman vs. Superman” dhe “Wonder Woman”.
Raporti mes të ardhurave të “Aquaman” në SHBA dhe jashtë saj ka qenë shpesh subjekt i disa interpretimeve të ndryshme nga shtypi, ku disa sugjerojnë se të ardhurat e mbledhura në Amerikë janë më të rëndësishme dhe tregues suksesi.
Kjo për faktin se studiot e produksionit marrin një pjesë më të madhe nga të ardhurat e filmit në vend sesa jashtë tij. Studiot përfitojnë 50% të totalit të biletave në Amerikën e Veriut, por në raport me vendet e tjera, kjo përqindje është më e vogël.
P.sh. në Kinë, përqindja e fitimeve nga biletat e shitura përcaktohet nga një marrëveshje e studiove me qeverinë kineze.
Në përgjithësi, studiot marrin rreth 40-45% të të ardhurave nga biletat e shitura në vendet e tjera. Sidoqoftë, 300 milionë dollarë të ardhura nga shitjet e biletave në SHBA mund të konsiderohen një sukses i jashtëzakonshëm për filmin.
Ndërkohë, totali prej 800 milionë dollarë të mbledhura nga kinematë botërore është po ashtu një rezultat spektakolar dhe një fitore e madhe.
Të marra së bashku, këto shifra e bëjnë filmin “Aquaman” një nga filmat me superheronj më të suksesshëm në historinë e kinemasë.