Lajme

23 January 2019

Aurela Gaçe prek me fjalët e ndjera për gjyshen e saj:”Pe fëmijët të treteshin nga sëmundja e shekullit”!

Aurela Gaçe përtej punës e cila i merr pjesën më të madhe të kohës gjithmonë ka gjetur një hapëisirë për ti dedikuar disa fjalë të ngrohta njerzve të saj më të dashur.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka bërë një dedikim mjaft të ndjerë për gjyshen e saj. Ajo ka postuar një foto në Insta Story ku rrëfen një pjesë të historisë së saj, e cila nuk i jep forcë vetëm Aurelës por të gjithëve ne.

“Shumë i panë sytë e akoma qëndron…Gjyshja ime e mirë e dhimbsur e fortë. Mes varfërisë rriti 11 fëmijë, 2 prej tyre, të rinj, brenda dy vitesh i pa të treteshin nga sëmundja e këtij shekulli. Nuk di si e gjen forcën nëna të vazhdojë jetën pasi humb fëmijët. Zot jepu fuqi nënave që përballen me këtë dhimbje. 3 ditë përpara e vizitova dhe forca e saj më lë pa fjalë”.- ka shkruajtur Aurela përbri kësaj fotoje.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com