Lajme

23 January 2019

Mozzik dhe Loredana rrëfejnë historinë e tyre “Aksion, dashuri, zënka”

Një nga çiftet më të përfolur të momentit Loredana dhe Mozzik së fundmi kanë dhënë një intervistë për një radio mjaft të famshme gjermane siç është BIG.fm.

 

Ata kanë folur për karrierën e tyre dhe kanë zbuluar se me 1 shkurt do të sjellin këngën e tyre më të re bashkëpunim e cila do të titullohet “Romeo dhe Julia” e më pas Tomy and Jerry.

Loredana u shpreh se do të sjell albumin e saj të parë dhe rreth 4 këngë do të jenë bashkëpunim me bashkëshortin e saj Mozzik.

Por le të ndalemi pak tek këngët që çifti kanë sjellë së bashku nga Bonnie and Clyde ku dyshja shihen të bashkuar dhe mjaft bashkëpunues me njëri-tjetrin. Ata arrijnë që të gjitha misionet ti përfundojnë së bashku.

Kënga e dytë ndërkohë flet për Romeon dhe Juli-an ku mbizotëron dashuria dhe sakrifica e tyre për të.

E ashtu siç thotë edhe këngëtarja bashkëpunimi i tretë do të titullohet “Tomy and Jerry” ku në qendër janë mosmarrëveshjet dhe grindjet e tye. Nëpërmjet këtyre bashkëpunimeve ata na tregojnë një pjesë të historisë së tyre dhe do të jetë një kuriozitet i madh edhe për publikun.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com