George dhe Amal Clooney adoptojnë një vajzë!
Çifti i njohur i ekranit George dhe Amal Clooney mesa duket duan të zgjerojnë familjen e tyre me një fëmijë tjetër.
Gazeta gazeta angleze “Heat” shkruan se bashkëshortët Clooney këtë herë po shikojnë për ta adoptuar fëmijën e tretë dhe sipas burimeve, duan një vajzë.
Sipas “Heat”, janë disa faktorë që e shtyjnë familjen drejt adoptimit, një prej tyre është dhe se Amal nuk ndjen se mund ta përballojë një tjetër shtatzëni.
Arsyeja tjetër është humanitare. Çifti prej vitesh është angazhuar të ndihmojnë personat në nevojë dhe për ta t’i japin një shtëpi një fëmije në vështirësi ka një domethënie të madhe.