Lajme

23 January 2019

Të paktën Feron mos t’a martojmë!

Lajmet fake për martesa mes personazhesh të ndryshëm janë bërë të pa evituara. Portalet duan klikime, publiku ka interes rreth jetës personale të personazheve të tyre të dashur apo të urryer!

Rasti më i fundit është është ai i reperit Fero me modelen Arbenitna Ismajli.

U desh një postim i Arbenitës në InstaStory-n e saj, teksa e veshur me fustan nusërie hidhte lulet e traditës së dasmave, që portalet t’i bënin të martuar. Jo vetëm në titull të lajmit por edhe në brendësi të tij me plot hamendësime për një dasmë të ardhshme.

Prisni. Fero është ende adoleshent (adoleshenca fillon në momentin që je i aftë të lësh shtatëzënë, për meshkujt, dhe kur je e aftë të ngelësh shtatëzënë për femrat dhe deri në moshën 25-vjeç).

Fero sapo i ka hyrë vrullshëm muzikës dhe nuk kemi pikë dyshimi se, pas Arbenitës, deri sa të shkoj në moshën e Getoarit që u martua, ka për të ndërruar edhe shumë e shumë vajza të tjera. Ndoshta edhe mund të martohet, në fazën hormonale njeriu nuk mendon asgjë tjetër përveç personit që ka në krahë por reperi Fero nuk na duket nga ata persona. Ta lëm Feron të bëj karrierë, më pas ta martojmë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com