Lajme

23 January 2019

“Ik martohu se le nam”- Xhensila Pere debat me ndjekësit!

Edhe pse kanë kaluar disa vite që kur Xhesila Pere ishte konkurente në “Big Brother Albania”, ajo vazhdon të tërheq pas vetes mediat dhe publikun, edhe pse kohët e fundit nuk ka pasur ndonjë projekt por është jeta e saj personale apo përplasjet me ndjekësit që e bëjnë të jetë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, teksa Xhensila ka komunikuar hapur me ndjekësit e saj në Instagram, një prej ndjekësve ka një këshillë paksa të ashpër për Xhensilën: “O Xhes ik martohu se le nam. I qaj hallin mamasë tënde se si ja del me të larë, si të fut në dyshek”- shkruan ndjekësi anonim por as Xhensila s’e ka lënë me kaq: “Jetoj vetëm dhe jam 100% e pavarur! Fli i qetë se nuk i kam zënë derën askujt”- shprehet Xhensila.

Që pas ndarjes nga Fatjoni, me të cilin u lidh në BBA, Xhensila nuk ka pasur lidhje publike, përpos hamendësimeve mediatike me emra të ndryshëm.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com