Sandra Bullock pas ”BIRD BOX” së shpejti me një tjetër bashkëpunim me ”NETFLIX”!
Pas filmit shumë të suksesshëm ”Bird Box” në NETFLIX me protagoniste Sandra Bullock e cila mori komente shumë pozitive nga kritikët për mënyrën si ajo e përcolli emocionin tek shikuesit ,ka vendosur të mos ndalet me kaq.
Sipas disa burimeve thuhet se Sandra Bullock po punon për një tjetër projekt në bashkëpunim me NETFLIX por kësaj here si producente e filmit “Reborn”.
Në qendër të historisë është një grua e moshuar që ndahet nga jeta në një spital të Manhattan dhe e gjen veten të rilindur në botën e Adystria, ku e keqja dhe e mira janë në një luftë ku përfshihen edhe dragonjtë.
Gruaja ndërmerr një aventurë të pabesueshme vetëm për të gjetur bashkëshortin e saj të vdekur.