Lajme

24 January 2019

Këngëtarja dhe supermodelja e njohur dalin në mbështetje të Bebe Rexhes

Pas deklaratës së Bebe Rexhës, që shumë dizajnues nuk kishin pranuar ta vishnin se është “shumë e madhe”, pati pafund reagime nga fansat.

Por një këngëtare e njohur, në veçanti duartrokiti deklaratën e Bebes!

Demi Lovato tregon se ka shumë respekt për këngëtaren me origjinë shqiptare, pasi tregoi publikisht se disa dizajnues refuzuan ta vishnin për “Grammy Awards”.

Kujtojmë që 29-vjeçarja Rexha postoi të hënën një video në Instagram, ku tregonte se çfarë i kishte ndodhur.
“Shpesh artistët shkojnë dhe flasin me dizajnuesit për veshjen e tapetit të kuq… Stafi im takoi shumë dizajnues dhe shumë prej tyre thanë se nuk mund të më vishnin pasi isha shumë e madhe. Unë nuk dua t’i vesh ato dreq fustanet tuaja. Shkoni në djall”, thoshte ndër të tjera Bebe në video.

Në mbështje të artistes doli edhe supermodelsa Tyra Banks. Në një postim në Twitter, krahas videos së Bebe ajo shkruajti: “Ditën që të njoha në Toronto e kuptova që ishe shumë speciale…Ata stilist që nuk duan të të veshin janë BUDALLENJ, ndërsa ti e dashur je gjeni..”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com