Syri i keq! Prishet miqësia mes Florit dhe Fifit
Papritur, Flori dhe Fifi u lidhën aq shumë me njeri tjetrin, u bënë aq shumë për t’u pasur zili dhe e keqja ndodhi, miqësia mes tyre është prishur.
Së fundmi mësohet se, dy këngëtarët nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në profilet e tyre në Instagram dhe shkaku nuk dihet ende.
Në një prononcim të dhënë për “Icone Style” pyetur rreth kësaj çështjeje, Fifi shprehet: “Besoj që është pak si shumë private si temë, por gjithsesi besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma” > është shprehur Fifi duke mos bërë të ditur arysen e prishjes së marrëdhënies mes tyre, gjithsesi mbetet për t’u dëgjuar versioni Florit, i cili për hir të së vërtetës kurrë nuk jep deklarata në lidhje me lajmet rreth tij.