Liam Hemsworth lë gojëhapur Miley Cyrusin, ja si e quajti për herë të parë në publik
Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus kanë pasur paraqitjen e parë publike së bashku pas dasmës, të shtunën, më 26 janar. Ata ishin pjesë e një eventi gala ku Liam u vlerësua me çmimin e ekselencës në fushën e kinemasë.
Dhe aktori u tregua më romantik se kurrë pasi gjatë fjalimit pas marrjes së këtij çmimi ai falenderoi Miley-n, duke iu drejtuar për herë të parë si bashkëshortja e tij
“Falenderoj bashkëshorten time! Është e gjitha e mrekullueshme dhe ndihem shumë me fat që jam me ty”, tha 29-vjeçari për Extra në galerinë e G’Day USA Los Angeles në Culver City të Kalifornisë.
Kujtojmë që çifti kurorëzuan lidhjen në një ceremoni intime në Nashville në dhjetor të vitit 2018.