“Të na kthejë lekët!”- Vazhdon përplasja mes Gentinjos & Mozzik – On Records
Largmi i papritur i dy vëllezërve reperë, Mozzik dhe Gentinjo nga labeli muzikor “On Records” vitin e kaluar pati jo pak reagime nga të dyja palët. Akuza, ofendime dhe nxjerrje të palarash të cilat “ushqyen” portalet me lajme për një kohë të gjatë.
Pasi largimit të dy vëllezërve, videot e tyre muzikore të prodhuara nga “On Records” u fshinë dhe çështja u dërgua në gjykatë. Menaxheri i labelit, Met Elshani e ka rihapur sërish temën e përplasjes me dy vëllezërit në programin “SevenBizz”- dhe konkretisht tha: “Ne jemi kundër atyre artistave, të cilët në momentin që kanë depërtuar në treg, ikin në mënyrë të pahijshme, pa biseduar me menaxherët. Mozzik dhe Getinjo kanë bërë një gjest shumë të pahijshëm duke qëndruar në një hotel luksoz në Stamboll dhe kanë nxjerrë një shkrim se nuk janë më në On Records pa ditur asgjë kompania. Veprimi i tillë na ka shtyrë ne që neve të përballemi me gjyq. Për momentin po merremi me kërkesën për masën e sigurisë, e cila nuk është aprovuar ende. Datë të caktuar për seancat kryesore nuk kemi ende. Më vjen mirë që vazhdojnë me mbrëmje pasi disi duhet të mi kthejnë paratë e mia”- u shpreh Meti.