“Kam parë prindërit e mi të zihen”- Roza Lati zbulon sekretet e familjes
Na kanë mësuar se gjithçka ndodh brenda mureve të shtëpisë të mbetet aty dhe mos ta diskutojmë me askënd. Për show girl-in e njohur Roza Lati duket se ndodh gjithmonë e kundërta. Flet pa dorashka madje edhe kur vjen puna tek familja.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në programin e Rudina Xhungës për të folur për nderin dhe seksin, në debat e sipër ku janë hapur shumë tema, Roza ka pranuar se ka qenë prezente e zënkave mes prindërve të saj. “Kam qenë në një situatë të tillë. Unë kam qenë e vogël dhe kam parë konflikte mes prindërve të mi. Kam parë nënën time në këtë situatë”,-pranoi ajo pa dhënë shumë detaje. Më tej u shpreh se gjithçka ka kaluar e ka bërë atë që është sot dhe njëherë tjetër theksoi se dashuria për nënën e saj është e pakufijtë dhe për të është personi më i rëndësishëm. Kujtojmë se prindërit e Rozës janë ndarë kur moderatorja ishte ende fëmijë dhe disa vite më vonë babai i saj ndërroi jetë.