Lajme

30 January 2019

Kënga “7 Rings” e Ariana Grande është hit i momentit, por a e dinit që një nga autoret e tij është shqiptare?

Shqiptarët e famshëm nëpër botë tashmë janë të shumtë në numër.

Të gjithë jemi dëshmitarë kur pak ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i bëri ftesë publike shqiptareve tjera të famshme: Rita Ora, Dua Lipa e Ava Max për të bërë një bashkëpunim.
Përveç të lartpërmendurave, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është edhe një tjetër shqiptare që po ngjitet drejt majave të suksesit.

Ajo është bukuroshja Njomza Vitia me prejardhje nga Prishtina, për suksesin e së cilës ka raportuar edhe gjiganti mediatik “Billboard”.
Për ata që nuk e dinë, Njomza është po ashtu mikeshë e ngushtë e këngëtares me famë mbarë botërore, Ariana Grande.

Përveçse mikeshë, Njomza merr pjesë edhe në kompozimin e këngës së Arianës, dhe është gjithashtu ideatore e klipit të saj “Thank u, next”, në të cilin shfaqet si një nga mikeshat e këngëtares.


Në një postim të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, Grande ka publikuar listën e “Billboard” me “Hot 100”, ku në vend të parë renditet kënga e saj “7 Rings”.

Në falënderimin e bërë në rrjetin social Instagram, këngëtarja me famë botërore etiketon edhe llogarinë e Njomzës, me ç’rast ka bërë të ditur se shprehet falënderuese ndaj mikeshës për suksesin e arritur.
“Hera jonë e dytë në vend të parë, një debutim në tre muaj. I dua njerëzit me të cilët punova këtë këngë më shumë se sa që mund ta them me fjalë. Faleminderit të gjithëve për gjithçka. Jam përjetësisht mirënjohëse”, ka shkruar Ariana Grande në Instagram.

Po përpos kësaj, Njomza ka bashkëpunuar edhe me ish të dashurin e Ariana Grande-s, Mac Miller. Bashkë ata kanë sjellë këngët “Creatures of the Night” dhe “Planet God Damn.”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com