Lajme

01 February 2019

Katër artistet shqiptare me famë ndërkombëtare do bashkohen në ”një” dhe shumë shpejt mund të ketë një bashkëpunim mes tyre!

Nëse në fillim ishte vetëm një,sot janë plotë katër artiste shqiptare që po na bëjnë krenarë në mbarë botën me suksesin e tyre.

Besoj se u kuptua për kë bëhët fjalë…

Pikërisht për Rita Orën ,Bebe Rexhën ,Dua Lipën dhe së fundmi artisten më të re e cila po ngjit shkallët e karrierës shumë të sigurta Ava Max.

Të gjithë e kemi menduar të paktën një herë një bashkëpunim mes tyre por nuk na e merte mendja se dhe vet ato do të kishin të njëjtin mendim.

Së fundmi Bebe Rexha në një postim në twitter ka shprehur dëshirën e saj për bashkëpunim me tre artistet e tjera shqiptare me famë ndërkombëtare, të cilat nga komentet u dukën se ishin shumë dakord me këtë propozim.

Propozim i cili ngjalli shumë reagime pozitive edhe nga fansat!

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com