Aktori i njohur del haptaz kundër këtij veprimi që iu bëhet fëmijëve!
Nëse gudulisja tek fëmijët deri dje ka qënë diçka “funny” dhe i bënte ato për të qeshur,nga sot e tutje jo më!
Aktori i njohur Rusell Brand është totalisht kundra këtij veprimi pasi sipas tij cënon privatësinë e tyre dhe duhet dënuar me ligj!
“Është një veprim që dëmton autonominë trupore të fëmijëve, duke shkelur të drejtën e tyre për privatësi dhe paqe. Do e gudulisje një të rritur? Do i fusje gishtërinjtë e tu në belin e tij apo nën sqetulla? Sigurisht që jo.”- ka rrëfyer ai.
Në një intervistë për “The Daily Star” aktori është shprehur se është penduar që ka gudulisur djalin e shokut të tij komedian David Baddiel’s.
Po ashtu, ai ka premtuar se nëse sheh dikë që gudulis vajzat e tij, Mabel dhe Peggy do e gjuajë në grusht, duke qenë se dhunojnë autonominë e trupit të tyre.