Lajme

06 February 2019

Habit Getinjo: Unë jam Migjeni i kohëve moderne!

Kohët e fundit është përhapur një debat i gjërë mediatik lidhur me çensurimin e teksteve muzikore që ndikojnë negativisht tek të rinjtë.

Mbrëmjen e djeshme teksa në programin e Blendi Fevziut po diskutohej lidhur me rastin e përdhunimit të 13 vjeçares në Kavajë, skenaristi Alion Çaçi, i ftuar në panel, ka cituar një nga tekstet e reperit Getinjo, pa iu referuar atij por thjesht tekstit, duke e lexuar në studio dhe fjalët në frazat që ai ka cituar kanë qenë të rënda përsa i përket dhunës, seksit dhe “jetës së rrugës”. Çaçi ka thënë se tekste të tilla ka rëndom në muzikën shqiptare dhe ato bëhen shkak për sjelljen e të rinjve.

Pas kësaj deklarate, Getinjo ka reaguar në profilin e tij në Instagram:

Ne nuk jemi të sigurt nëse Getinjo ka lexuar apo jo tekste të Migjenit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com