Lajme

07 February 2019

Fotografi i njohur flet për zënkën mes Angjelinës dhe Beatrix: “Njerëz jemi,debate kemi!”

Ditën e djeshme fotografi i njohur Endrit Mertiri ka qënë i ftuar në një emision radiofonik ku në bisedë e sipër ka vendosur për flasë për zënkën mes dy kushërirave Angjelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj.

“Sigurisht që s’më takon mua të flas për këtë çështje, por meqë m`u dha rasti kam një mesazh për mediat dhe publikun nisur edhe nga historia ime. Njerëz jemi dhe debate kemi”, u shpreh fotografi.

Ai u ndal pak edhe tek zënka e tij me miken e ngushtë Aurela Hoxhën, me të cilën nuk kishte folur për një javë:

“Unë me Aurela Hoxhën zihem shpesh për gjëra që nuk biem dakord. Qëndruam një javë pa folur një herë dhe mediat e bënë qimen tra, ndërkohë që ne më pas u pajtuam. E kuptoj që duan klikime dhe kjo është puna e tyre, por hiperbolizimi i situatave nuk është një gjë e mirë”, tha Endriti.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com