“Kam qarë për ditë të tëra!” Kendall Jenner tregon vuajtjen nga komentet negative për fytyrën e saj
Edhe kur je e famshme,komentet negative vrasin njësoj! Kendall Jenner tregon hapur luftën e saj për të bërë pakt me veten lidhur me talljet që i bëheshin online.
“Kam qarë pafund për ditë të tëra, për shkak të gjërave që njerëzit më thoshin dhe tani jam bërë më e fortë. Mos më keqkuptoni: Nuk jam super-njeri. Absolutisht që ndjej dhe gjërat që njerëzit shkruajnë online janë shumë të dhimbshme”, tregoi modelja 23-vjeçare për revistën “Allure”.
Por modelja e di sesi të largohet nga energjia negative.
“Duhet thjesht të jetosh jetën tënde dhe të mos u japësh rëndësi. Mendoj se bëhet shumë e pashëndetshme nëse përfshihesh shumë dhe u kushton vëmendje gjithë kohës”, sqaroi Kendall.