Gerta Heta flet për rikthimin e saj në muzikë
Të gjithë j mbajmë mend hitet e Gerta Hetës disa vite më parë, këngë me titull si: “Inspirim”, “My love” etj.
Aktualisht është e përkushtuar në radio ku moderon një emision dhe sigurisht që një pjesë të mirë të kohës ia merr edhe familja.
E ftuar në programin e Jonida Shehut mbrëmjen e djeshme, Heta ka folur për pasionin e saj të madh ndaj muzikës. “Po e le të la”– është shprehur Gerta duke qenë se familja është një arsye shumë e madhe që nuk të lejon të jesh e përkushtuar në muzikë, kjo për shkak të kohës së limituar. Ndër të tjera Heta shtoi se nuk i ka dhënë fund muzikës dhe se një ditë mund të kthehet, edhe pse në dilemë për rrymën muzikore.
Gjatë emisionit, Gerta këndoi live këngën e saj “Inspirim” të disa viteve më parë.