Nora Istrefi reagon pas përdhunimit të adoleshentes në Kosovë: “Dikur përdhunonin serbët femrat shqiptare. Ndërsa tani arsimtarët dhe policët tanë”
Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka qënë ndër ato personazhe e cila rrallë herë ka reaguar publikisht për çeshtje apo ngjarje të caktuara.
Por duket se ngjarja e fundit lidhur me përdhunimin e adoleshentes nga policët dhe mësuesit në Kosovë, ka mbushur kupën dhe ka bërë që Nora të reagojë përmes një postimi në instastory.
Duket se si një nënë e një vajze, Nora është prekur shumë nga kjo ngjarje, e cila ditët e fundit bëri bujë në Kosovë.