Tuna rikthehet fuqishëm dhe gjejeni me kë bashkëpunon!
Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën e Tunës së fundmi. Kujtojmë se kënga e fundit që mbajmë mend të kemi kënduar nga Tuna ka qenë ajo me Cozman, me titull “Holla”, ndërsa më pas ka publikuar ndonjë tek tuk por që nuk kanë patur suksesin e duhur.
Le të rikthehemi tek bashkëpunimi me Cozman, i cili do të ishte i fundit mes tyre pasi më pas u ndanë.
Tuna gjeti Patrisin, vëllain e Robet Berishës, burrin e Norës, bëri edhe një djalë, është zënë me Robertin familiarisht dhe publikisht dheeee STOP!
Tuna ka vendosur të rikthehet fuqishëm në bashkëpunim me kantautorin Armend Rexhepagiqin dhe kompozitorin Darko Dimitroz, ky i fundit u ka dhuruar hite shumë këngëtarëve. Nëntorin për Arilenën e shumë hite të tjera për Elhaida Danin, Besa Kokdhimën, Ardit Gjebrean etj.
Kujtojmë se “Bileta” dhe “Inati” janë kompozuar nga Armendi.
“Rezervo, rezervo në harresë një dhomë. Rezervo nëse do, se kjo dashuria jonë, për ditë të lumtura, vulën e zezë e ka…”– e mbani mend eeee?!