Lajme

08 February 2019

Gigi Hadid tregon momentet e vështira në jetën e saj “Çpja vëllain në shkollë,më pas më duhej të përgatisja drekën…”

Në një intervistë për revistën “ELLE”  supermodelja Gigi Hadid ka rrëfyer disa nga momentet më të vështira në jetën e saj.

“Të rritesha në një familje ku të tre pjesëtarët ishin të sëmurë më bëri shumë të pavarur. Nëna ime nuk mund të drejtonte makinën ose të çohej nga shtrati për disa ditë, kështu që unë çoja vëllain në shkollë ose përgatisja drekën. Por ndihesha edhe disi fajtore që isha e vetmja në familje që nuk mund t’i kuptonte atë që po kalonin. Është e vështirë kur e gjithë familja është duke vuajtur dhe ti nuk e di çfarë të bësh”, shprehet Gigi në intervistën e saj të fundit për “Elle”.

Gigi u pyet edhe për marrëdhënien me të motrën dhe nëse mes tyre ka ndjenja konkurrence.

“Bella dhe unë kemi stile shumë të ndryshme. Një punë që kërkon Bella-n nuk është një punë për të cilën unë jam e duhura, kështu që nuk e marr kurrë personalisht. Në shumë mënyra, ajo më frymëzon. Ne mësojmë nga njëra-tjetra”, shprehet supermodelja

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com