Ja femrat të cilat lehtësisht mund të quhen “Rapunzel” në jetën reale!
Nëse deri dje Rapunzel-in me flokët e gjata të cilat i vareshin përtej murit të shtëpisë e njihnim vetëm nga kukullat për fëmijë.
Sot mund të themi të bindur se “Rapunzel” ekziston edhe në jetën reale.
Dhe jo një, por disa…
Fshati Huang Luo në rajonin Guangxi në Kinë është i famshëm për flokët e gjatë të grave.
Sipas legjendës, mijëra vjet më parë, një vajzë nga fisi vendas Yao rrahu një vizitor të padëshiruar me flokët e saj. Sot, shumë nga ngratë e Yao i presin flokët vetëm njëherë në jetën e tyre, ditën kur mbushin 18 vjeç.
Pas ditëlindjes së 18, flokët lihen që të rriten në gjatësi të ekzagjëruara. Vajza e pamartuara i fusin flokët në një shall të madh, ndërsa ato të martuara janë të favorizuara për t’i stiluar në pjesën e përparme.