Blogerja e njohur shqiptare “Më tallnin se mbaja era djersë!”
Pavarësisht se shumë zgjedhin të mos ia vënë në dijeni apo të tjerë tallen ,një nga gjërat që mund të keni bezdi nga një person është që të mbajë aromë të pakëndshme,blogerja shqiptare e modës, Egreis Gjergjani, na jep një këshillë.
Egreis regon se kjo ka qenë një nga problemet e saj në adoleshencë dhe për këtë fajëson mungesën e kulturës së vendit. Ajo shprehet se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë pasi tallej nga aroma e pakëndshme që mbante dhe e cilëson si një nga ndjesitë më të këqija të jetës së saj.
“Nëse takoni dikë në shkollë ose në universitet dhe vjen erë, duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk u mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe kjo nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14 apo 15 vjeçe. Kur erdha në këtë vend, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e mësova sepse talleshin me mua kur isha në gjimnaz. Dhe ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time. Kështu që nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të. Thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës”, shprehet 33-vjeçarja
“Më kujtohet një vajzë me emrin Samantha në gjimnaz dhe ajo më thoshte shpesh të bëja toke me të. Por mendoj se e bënte këtë vetëm sepse kështu mund të ndjente erën e keqe. Unë ngrija dorën për të bërë toke dhe ajo niste të qeshte dhe të tallej me shokët e saj. Dhe nëse po e shikon këtë Samantha: Shko në djall”, thotë blogerja e modës.