Lajme

14 December 2014

Kenga magjike 2014

||
0 Comment
|

Aurela Gacce dhe Young Zerka janë fitues të edicionit të 16 të Festivalit “Kënga Magjike” që mbylli siparin në Pallatin e Kongreseve, në një transmetim direkt në Klan dhe Klan HD.

Kënga e tyre “Pa kontroll” mori vlerësimin e kolegëve që garuan në natën finale të këtij festivali. Ky krijim mori edhe çmimin Kënga hit e festivalit. 

Supriza e mbrëmjes ishte prezantuesi i njohur italian Pipo Baudo, i cili hapi natën finale të Këngës Magjike, bashkë me kantautorin dhe prezantuesin Ardit Gjebra. 

Besa riktheu te publiku emocionet e edicionit të kaluar me këngën fituese “Tatuazh në zemër”, ndërsa pas saj u ngjitën në skenë artistët fitues. 

Kejsi Tola me këngën “Ajsberg” fitoi çmimin e produksionit, Elgid Doda rrëmbeu çmimin best new arstist. Best vokal u shpall Renis Gjoka ne këngën “Dashuria ime ti”, best performance shkoi për Orinda Hutën dhe Landin e West Side Family. 

Rezarta Shkurta mori trofeun e këngën Stil, ndërsa Xhesika Polo u vlerësua me çmimin Çesk Zadeja. 

Çmimi i televizionit Klan në këtë edicionin te 16-të të Festivalit Kënga Magjike shkoi për Rovena Dilon dhe këngën “Gjeje një tjetër”. Bon Bon Bend u shpall grupi më i mirë, ndërsa magjia e parë u fitua nga Rezarta Smaja.  

Klejdi Bahiti u nominua si kantautori më i mirë, Kastro Zizo rrëmbeu Best Dance, Çiljeta mori çmimin e internetit, Anjeza Shahini u vlerësua me çmimin tendencë, ndërsa Leonora Poloska dhe Karnita fituan best duet. 

Një nga momentet kulminante të mbrëmjes ishte dueti që Ardit Gjebra këndoi me këngëtaren e njohur italiane me origjinë shqiptare, Ana Oxa, një performancë që u duartrokit gjatë nga publiku. 

Mbrëmja vijoi me çmimin e kritikës për Vedat Ademin, çmimin diskografik për Endrin dhe Stefin, balada më e mirë për Rosela Gjylbegun dhe interpretimi më i mirë për Genta Ismailin. 

Skenografia e festivalit mbajti firmën e Gaetano Kastelit, ndërsa ndriçimi të Xhuzepe Kuinit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com