Alicia Keys befason fansat, pas Grammyt publikon këngën e re
Pasi prezantoi ceremoninë e Grammy Awards, Alicia Keys ka publikuar këngën e re të titulluar “Raise a Man”, e cila flet për meshkujt e mirë dhe se të tillë duhet të ketë më shumë.
Këngëtarja amerikane këndon për një mashkull për të cilin ndihet sërish e pafajshme dhe për të ndihet e veçantë.
38-vjeçarja nuk ka sjellë materiale të reja muzikore që nga viti 2016, ndërsa projekti i ri ka ardhur si befasi për fansat e saj.
Keys ka qenë udhëheqëse e edicionit të 61-të të Grammy Awards, ceremoni në të cilët kujtojme qe ka fituar plot 15 herë gjatë karrierës së saj.