Nuk i zgjati shumë festa Encës, ndjekësit e bojkotuan dhe ja çfarë ndodhi
Ajo arriti plot dy milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, duke u renditur si këngëtarja më e ndjekur nga estrada shqiptare në këtë rrjet social.
Nuk munguan edhe urimet dhe buqetat me lule me këtë rast për këngëtaren, e cila publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, duke shprehur falënderimet e saj.
Mirëpo e njëjta duket se është përballur sërish me një zbritje më vonë, pasi nga dy milionë, këngëtarja ra në 1.9 milionë ndjekës.
Kjo ka ndodhur mesa duket me një pjesë të fansave të cilët janë irrituar me faktin se ajo është bërë shqiptarja më e ndjekur nga estrada, dhe kanë vendosur të mos e ndjekin më.
Ndërkohë, numër të madh rëniesh nga ndjekësit e shumë profileve ka pasur edhe për faktin se Instagram, ka vendosur që të largojë nga rrjeti profile jo-aktive.