Almeda Abazi feston sot 27 vjetorin e saj dhe urimin më të ëmbël e merr nga Tolgahan!
Almeda Abazi përveç ditëve të lumtura të shtatzanisë, ka një arsye më shumë për të festuar!
Sot modelja e njohur mbush plot 27 vjeç!
Mes shumë urimeve të cilat Almeda kishte marrë nga njerzit e saj të dashur dhe fansat,ai që ra në sy ishte urimi i bashkëshortit të saj Tolgahan.
“Të dua shumë”, e ka shkruar në gjuhën shqipe: “Gëzuar ditëlindjen më e bukura e botës. E kalofsh pjesën tjetër të jetës si bukuria e zemrës tënde. Të dua shumë!”