Lajme

13 February 2019

Florentina Ferati shqiptarja e parë e cila punon për gjigandin “FACEBOOK”

Florentina Ferati nga Ferizaj, ka arritur të punësohet në gjigandin “Facebook”, që njëherësh shënon edhe rrjetin social më të përdorur nga shqiptarët.

Tina Ferati nuk është një detektive, por puna e saj përfshin kriminologjinë dhe hetimin e krimeve, të gjitha që ajo bën në internet.

Si një konsulente për praktikat e teknologjisë së mjekësisë ligjore të PwC-së, Ferati punon në një sërë projektesh që shkojnë nga hetimet kibernetike, përgjigja e incidentit dhe mjekësia ligjore kompjuterike deri te analiza e të dhënave dhe procesi në të cilin kërkohen, gjenden, sigurohen dhe kontrollohen të dhënat elektronike me qëllimin për t’i përdorur ato si dëshmi në një çështje civile ose penale.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com