E akuzojnë se i bën “qoka” Ramës dhe lali Erit, ja si përgjigjet Mira Kazhani
Gazetarja e njohur Mira Kazhani prej disa kohësh nuk punon më në televizion por i është përkushtuar medias së saj online “Tirana Post”, në të cilën jo pak herë është akuzuar se e përdor median e saj online për qëllime dhe benefite politike, në promovim të Erion Veliaj dhe Edi Ramës.
E ftuar në “E diell” me Edi Manushin, Kazhani është pyetur lidhur me këtë fakt, ku ndër të tjera gazetarja tha: “Unë nuk bëj qoka. Unë zbardh lajm. Nuk është faji im nëse Rama dhe Veliaj prodhojnë lajme përgjatë ditës, pastaj unë bindjet e mia politike të majta nuk i kam fshehur kurrë”- u shpreh Mira për Manushin.