Khloe Kardashian ka dy fjalë për babain e vajzës së saj!
Sipas mediave të huaja thuhet se ylli i KUWK Klohe, i dha fund lidhjes me basketbollistin dhe e kaloi Shën Valentinin nën shoqërinë e vajzës së saj, True.
Ditën e djeshme ajo ka postuar në Instagram një foto me një mesazh posht saj ku shtoi dyshimet në lidhje me marrëdhënien e saj me basketbollistin.
Në fotografinë ku duket tepër joshëse, Khloe kishte shkruar: “A jeni të gatshëm të hiqni dorë nga ajo që doni për atë që doni?”
Ishte ky komenti i cili i habiti të gjithë fansat dhe të gjithë kërkojnë të dinë se cfarë po ndodh mes ciftit të famshëm. Tristan tradhtoi Khloe me disa vajza të ndryshe gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë me vajzën e tyre. Edhe pas skandalit, Kardashian nuk i dha fund lidhjes dhe vendosi ta falte. Çifti nuk është parë së bashku që nga mesi i muajit janar.