Ardian Bujupi së shpejti në bashkëpunim me këngëtarin me famë ndërkombëtare!
Ka qënë vetë artisti shqiptar Ardian Bujupi i cili ka bërë të ditur lajmin se në fund të muajit do të dëgjojmë bashkëpunimin më të ri me artistin me famë ndërkombëtare, Farruko.
Këngëtari shqiptar zbuloi se në fakt bëhet fjalë për një version të “Çika Çika”, këngë kjo shumë e suksesshme që për momentin numëron më shumë se 75 milionë shikime në YouTube. Ju kujtojmë se versioni origjinal erdhi në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn
Data e publikimit të projektit do të jetë 22 shkurt.