Ndahet nga jeta ikona e modës,Karl Lagerfeld
Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare ikona e botës së modës, Karl Lagerfeld. Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze.
Stilisti gjerman, i cili ka mbajtur për shumë vite postin e drejtorit kreativ për Chanel, ishte një nga ikonat e industrisë së modës.
Lagerfeld gjithashtu krijoi koleksione për markën dhe shtëpinë e modës që themeloi vetë, “Fendi”.
Lagerfeld kishte qenë i sëmurë për disa javë dhe kishte humbur një numër shfaqjesh të modës.
Shëndeti i tij ishte përkeqësuar javët e fundit. Ai nuk u shfaq në Javën e Modës në Paris, në janar, pikërisht për këtë arsye.
I lindur Karl Otto Lagerfeldt, në vitin 1933, në Gjermaninë e paraluftës, ai e ndryshoi mbiemrin e tij të parë nga Lagerfeldt, me qëllimin për ta bërë më komercial.