Lajme

19 February 2019

Ja çfarë e çmend David Bechkam në dhomë e gjumit!

Victoria Beckham ka zbuluar disa të pathëna rreth stilit të saj dhe jetës private në një video të re live që publikoi në YouTube, ku dokumentoi udhëtimin e saj në New York për bashkëpunimin e ri me markën Reebok.

Ajo ishte zgjuar që në orën 4:00 të mëngjesit për t’u bërë gati dhe në kohën kur kamerat mbërritën dhoma e saj e hotelit ishte kthyer përmbys.

Victoria tregoi se rrëmuja është arsyeja përse David çmendet fare kur hyn në dhomën e gjumit për të fjetur.

“Ju mund ta shihni se pse e çmend bashkëshortin tim, sepse ai është super super-i rregullt”.

“Unë jam e fiksuar pas baktereve, kudo dua të jetë super super-pastër. Unë do të dezinfektoj çdo gjë, por unë jam pak e çrregullt, çfarë të bëj? ‘

Ndërsa po ecte në dhomën e gjumit, ajo shtoi: “Kjo do t’i shkaktonte David një sulm paniku tani”.

Madje në një intervistë në vitin 2015, Davidi pranoi se nuk e duron dot rrëmujën:

“Nuk mund të fle natën para se çdo gjë të jetë e rregullt. Qëndroj deri në orën një të mëngjesit duke u siguruar që çdo gjë të jetë e rregullt”.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com