Pasi këndoi këngën e Beyonces ,13-vjeçarja bëri shqiponjën me duar në mes të Parisit
Dy ditë më parë Erza Muqolli ka interpretuar para një numri të madh njerëzisht në skenën e AccorHotels Arena, këngën “Listen” të Beyonce-s.
Në një moment gjatë fundit ajo ngrit dy duart lart për të krijuar simbolin kombëtar, shqiponjën dhe për të treguar kështu krenarinë për origjinën e saj.
Interpretimi dhe performanca e jashtëzakonshme e Erës u pëlqye shumë nga publiku që e duartrokiti vogëlushen shqiptare.
Erza Muqolli ka qenë edhe një nga këngëtaret që u prit nga Papa Françesku në Vatikan, me rastin e nderimit të figurës së Skënderbeut.