Ariana Grande kryeson me tre këngë në BILLBOARD! Mediat e krahasojnë me “BEATLES”
Ashtu si “Beatles” në vitin 1964,Ariana Grande ka arritur të kryesoj në Billdoard me plot tre këngë
Me “7 Rings”, “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored” dhe “Thank U, Next”, Ariana kryeson klasifikimin e Hot 100 di Billboards. Tre këngë të të njëjtit artist në krye të klasifikimit amerikan nuk shiheshin që prej 1964-s, vit kur “Beatles” mbanin tre vendet e para me “Can’t Buy Me Love”, “Twist and Shout”, “She Loves You”.
Ariana arriti ta barazonte rekordin e “Beatles”, por jo ta kalojë atë. Në vitin 1964, John Lennon, Paul McCartney, George Harrison e Ringo Starr kishin pesë këngë në krye të “Billboard”. Përveç atyre të sipërpërmendurave, ishin edhe “I Want to Hold your Hand” dhe “Please Please me”.
Congrats, @ArianaGrande! She claims Nos. 1, 2 & 3 on the Billboard #Hot100, becoming the first act to achieve the feat since The Beatles in 1964 🌟 https://t.co/uet0oAqS6K pic.twitter.com/XMOl2BjmIQ
— billboard (@billboard) February 19, 2019