Leo, 10- vjeçari me aftësi të veçanta për “Da’Sara Show”: Dua të bëhem si Leo Mesi sepse edhe ai ka qenë si unë!
Leo, 10- vjeçari me aftësi të veçanta ra në sy në sfilatën e organizuar disa ditë më parë në kryeqtytet e titulluar “Bel Eve” pasi sfiloi edhe pse nuk ecën, hipur mbi karrocën e tij ndihmuese për të lëvizur.
E ëma dhe Leo biseduan pas sfilatës me Dasara Karaiskaj për “Da’Sara Show” në TemA TV, ku ndër të tjera teksa gazetarja e pyet Leon se çfarë dëshiron ai që të bëhet kur të rritet, Leo tha: “Dua të bëhem futbollist si Lionel Mesi sepse edhe ai kur ka qenë i vogël ka qenë si unë”– u shpreh Leo teksa i shkëlqenin sytë.