Alba Hoxha dhe Albi Nako do të bëhen prindër? Linda Rei tallet keq me çiftin
Teksa Alba Hoxha ka qenë duke prezantuar parashikimin e motit, transgjinorja Linda Rei i ka shkrepur një foto balerinës Alba nëpërmjet ekranit dhe e ka postuar në Instagram-in e saj.
“Albi Nako do bëhesh bab?”- shkruan Linda bashkangjitur fotos teksa Alba duket me bark të fryrë.
Albi Nako dhe Alba Hoxha përfliten prej kohësh se janë në një lidhje ndërkohë që kujtojmë se, në spektaklin e kërcimit “DWM” ku pjesë ishte edhe Albi Nako, Linda Rei nuk u largua fort mirë nga produksioni, duke i sharë e nxjerr të palarat.
Kjo nuk është hera e parë që Linda bën ironi në llogarinë e saj në Instagram me Albi Nakon, Vera Grabockën apo Alketa Vejsiun. Po me Albën ç’pati?