Daniel Radcliffe:”Njerëzit mendojnë se të jesh i pasur nuk ke të drejtë të mërzitesh!”
Daniel Radcliffe është një nga shumë aktorë që u bë i njohur në moshë fare të vogël,i cili ka kaluar mjaft sfida në jetë.
I ftuar në një emision aktori është shprehur :“Mënyra më e mirë për t’u marrë me gjëra të tilla është të pini mirë. Kur ju mendoni se njerëzit të njohin ty, të thërrasin dhe të kërkojnë vetëm që të deheni, ju do të harroni gjithçka”.
Ai shtoi se fama ndikon në psikologjinë e aktorit dhe se njerëzit e kuptojnë atë si dobësi të tyre.
“Çdo njeri pret që ti të qerasësh për shkak se keni të holla dhe një punë të mirë gjersa nuk keni të drejtë të jeni të mërzitur. Shumë shpesh kam menduar se nuk është aspak e mirë se jam i famshëm sepse nuk kam mundur të përballem me çdo gjë që mund të mburreshe në kaluarën”, tha ai.
Daniel më tutje ka shtuar se shpesh ishte i detyruar që të shtirej si çdo aktor i njohur në jetë dhe se kjo ka qenë mjaft stresuese.